Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar veprimin e kryeministrit Edi Rama me homologun kosovar, Albin Kurti pasditen e sotme në Berlin.

Paloka në një postim në “Facebook” e cilëson Ramën “karafil”, që sipas tij “nuk po zbavit më as ndërkombëtarët”.

O Edvin ! O kaaaarafil ! Po për fat të mire po të njohin dhe të tjerët tani , përfshi ndërkombëtarët ! Se në fillim ju dukeshe ekzotik e si punë gaztori . Zbaviteshin me ty . Ndërsa tani po e kuptojnë dhe ata qe je thjeshtë një kaaaarafil ! Ne si shqiptarë prapë dalim keq, se per ata ti je kryeministri yne . Po shpresoj që do të çojmë atje ku të takon sa më shpejtë”, shkruan Paloka.