SHKODER,3 shtator 2013- Qeveria “Rama” ka mbyllur ne mesdite diten e dyte te takimit te kabinetit ne Shkoder.
Ne mbyllje te takimit, Rama shpreh kenaqesine per perzemersine e qytetareve dhe besimin dhe premton se do t’ua shperbleje me pune te palodhur.
“I mrekulluar nga perzemersia e besimi i qytetareve qe takova ne rruget e Shkodres. Do t’ua kthej me pune te ndershme e te palodhur per ta!”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Twitter.
Mbledhja ka nisur paraditen e sotme dhe zgjati per rreth 4 ore. Ne te mendohet se kane vijuar diskutimet për çështjet e programit.
Ne nje postim paraditen e sotme ne profilin e tij ne Facebook, Rama e vlereson kabinetin si nje skuader te gatshme per te merituar besimin e 23 qershorit.
“Vendosen në Shkodër piketa të qarta për 100 ditët e para, si edhe për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit”- shkruan Rama ne FB, shoqeruar me nje album fotosh shkrepur gjate takimit.
Në tavolinën e ministrave do të jetë dhe programi katërvjeçar i qeverisë, i cili do të kalojë një diskutim para prezantimit të tij në Parlament nga Kryeministri i ardhshëm, Rama.
Takimi i pare i Shkodres nisi dje dhe mbledhja perfundoi pas rreth 4 oresh diskutime. Mbledhja nisi pak pas ores 17.00, ne prani te gjithe ministrave te zgjedhur dhe ka vazhduar deri rreth ores 21:15.
Takimi vjen vetem nje jave para mbledhjes se parlamentit te ri shqiptarë, dale nga zgjedhjet e 23 qershorit. Kjo eshte mbledhja e dyte jo zyrtare e qeverise “Rama”, -pas te pares, qe u mbajt në Vlorë.
/panorama/





