Edhe pse Partia Socialiste ka “ndezur” para kohe motorët për zgjedhjet vendore të 14 majit socialistët do të nisin zyrtarisht punën për këto zgjedhje pasi të reflektojnë thellë në një proces restarti të shpejtë.
Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarët më të lartë të PS kanë shfaqur hapur ambicien për të korrur një fitore plebishitare në zgjedhjet e 14 majit, shefi i selisë rozë ende nuk e ka konfirmuar ekipin me të cilin do të dalë përpara qytetarëve për të kërkuar votën.
Gazeta “SOT” ka mësuar se kryesocialisti Rama ua ka bërë të qartë të gjithë socialistët që aspirojnë për të garuar si kandidat për kryetar bashkie dhe anëtarë të këshillave bashkiakë, që në listën do të hyjnë vetëm ata që do të japin aq sa duhet dhe jo aq sa munden.
Në thuajse 10 vite qeverisje, nuk kanë munguar pakënaqësitë brenda Partisë Socialiste, teksa pas kërkesës së fundit të Ramës, pritet të ketë edhe përplasje të tjera brenda mazhorancës.
Pasi për të shkuar drejt një suksesi më 14 maj, kryeministri e di që dera e PS duhet të jetë e hapur për rikthime dhe figura të reja, ndërkohë që emrat që gëzojnë popullaritet dhe simpatinë e qytetarëve do të futen në garë.
Mësohet se për të mësuar më shumë rreth kandidatëve dhe kryetarëve aktual bashkiakë që mund të rikandidohen në zgjedhjet e ardhshme vendore, socialistë kanë hapur sondazh, ku padyshim që vlerësimi i qytetarëve do të ndikojë shumë në cilindo që ka shfaqur apo do të shfaq ambicien për të garuar nën siglën e Partisë Socialiste në 14 maj.