Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga ish-kryeministri Berisha, se ai ka shpenzuar 22 milionë euro për 137 fluturime me charter.

Përmes një postimi në Twitter, Rama mohon që të ketë shpenzuar një shifër të tillë për udhëtimet e tij.

Ai nënvizon se shpenzimet për fluturimet e tij janë sa gjysma e atyre të ish-kryeministrit Berisha.

“Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës! #MeFakteJoMeRubla”, shkruan Rama në Tëitter.