Pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donal Lu, nuk ka munguar edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se ai “flet për vete, dhe miku ynë Lu flet për veten e vet."
“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua”, shkruan Rama.





