Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish nëpërmjet rrjeteve sociale kreut të opozitës, për akuzat e tij si mbrojtës i krimit.

Rama i kujton Bashës "poetin Babale", ndërsa i përmendi edhe kamerat në Krujë.

"Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat. Ty s'të ka lidhur asgjë me kriminelët? Ti je artist. Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari. Ah,mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë",- shkruan Rama.