Pa humbur shumë kohë, Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje akuzave të Lulzim Bashës për pandeminë.
Rama shkruan në një postim në Twitter: “Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë!”, shkruan ai
Më herët, kreu i PD-së, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruajti se nëse do ishin dëgjuar propozimet e opozitës, qeveria do të kishte marrë masat e duhura. Ai tha se sot më shumë se kurrë duhen rritur testimet dhe fondet për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë.





