Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili sot tha se ka dështuar me të gjitha premtimet e bëra, duke risjellë dhe gjendjen në vend.

Rama shkruan në Twitter se qytetarët e dinë se çfarë po bën kjo qeveri për ta dhe e mbajnë mend se çfarë bëhej deri dje me përmbytjet.

“Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina! Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!”, shkruan Rama.