Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, që e kritikoi për mënyrën e të folurit në Bruksel.
Ministria bullgare i kërkoi Ramës të përshtatë komunikimin si një politikan nga një vend kandidat për në BE.
Ndërsa në ragimin e tij, Rama i ka kërkuar Bullgarisë që të heqë veton ose, siç thotë vetë, “të durojnë sjelljen e tij”.
“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Ngadalë miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”, shkruan Rama.





