Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ftesës së opozitës për interpelancë mbi nisjen e mbetjeve të rrezikshme nga porti i Durrësit drejt Tajlandës.

Mësohet se në seancën e kësaj të enjte kreu i qeverisë do të japë vetë qëndrimin e tij e po ashtu do tu kundërpërgjigjet edhe akuzave të ngritura nga demokratët.

Ishte Gazmend Bardhi që kërkoi sqarime, duke akuzuar se lëvizjet në port mund të bëhen me dijeninë e pushtetarëve.

Deri më tani nga qeveria është deklaruar se monitorimin e lëvizjeve nga porti e bën vetëm koncesionari.

Madje duke shtuar se gjithçka realizohet ën zbatim të legjislacionit ndërkombëtar.

Vendimi për pjesëmarrjen e Ramës u mësua pas takimit që ai zhvilloi në selinë e qeverisë me drejtuesit e komisioneve parlamentare u mblodhën në selinë e qeverisë.

Për rreth 1 orë e 30 minuta mësohet se u diskutua koordinimi i punëve në parlament dhe të nismave të qeverisë.

Ndërsa jashtë diskutimeve nuk kanë mbetur as zhvillimet në prag të përcaktimit të datës së zgjedhjeve dhe nisjes reale të fushatës
Fill pas mbledhjes së kësaj të mërkure u bë e ditur zbarkimi në terren i drejtuesve të qarqeve në zonat ku u vendosën.

Ky është takimi i dytë që prej asamblesë që Kryesocialisti Edi Rama zhvillon me kryesinë duke dhënë porositë e tij për zgjedhjet e pranverës së vitit të ardhshëm.

Ditën e hënë u zhvillua një djetër diskutim mbi angazhimin e strukturave.