Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ministrisë së jashtme greke në lidhje me ngjarjen që ndodhi në Bularat të Gjirokastrës, ku një 35-vjeçar u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri të policisë.
Rama duke iu drejtuar shtetit fqinj, shkruan në Twitter se në vend që ta quajnë të papranueshme humbjen e jetës së një të “fandaksuri”, i cili qëlloi me armë ndaj policisë, duhet të falenderojnë zotin për jetët që shptuan sot nga shkëmbimi i zjarrit.
"Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste."





