Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës së bashkuar për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, në Tiranë, pasi u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Përmes një mesazhi në Facebook, shoqëruar dhe me një video, që sipas tij, tregon se aty vijojnë punimet, Rama shkruan se hipokrizia është helmi më i rrezikshëm.

“Hipokrizia është helmi më i rrezikshëm, do të thoshte Sami Frashëri për ata që dita-ditës këmbëngulin djallëzisht në gabimet e tyre… Shkolla e re që mban emrin e tij, do të rilindë më e sigurt, më e madhe, më e bukur në truallin e shkollës së vjetër.”