Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga Partia Demokratike për situatën e shkaktuar në vend për shkak të koroanvirusit.

Rama ironizon në Twitter se para pandemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria. ndërsa tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë.

“Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë,pensionistë,shtëpiake, s’paska ikur kush nga Shqipëria #VajMedetPD 7X7?”