Pas deklaratës së kryeministrit Rama, se nuk do të jepen fondë për Akademinë e Shkencave, kjo e fundit ka kërkuar mbledhje urgjente.
Në njoftimin e Akademisë së Shkencave bëhet me dije se rendi i parë i ditës është situata aktuale e reformës së kërkimit shkencor në vend, e posaҫërisht, ardhmëria institucionale e Akademisë së Shkencave.
Njoftimi i plotë i Akademise se Shkencave
Mbledhje e Asamblesë së Akademisë së Shkencave,
datë 31 tetor 2017 ora 12.00 në sallën “Aleks Buda”
Në zbatim të Ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, neni 9 dhe 10, i ndryshuar dhe të Statutit të ASH-së, neni 15 dhe 16; mbështetur nevojës që ka situata aktuale e reformës së kërkimit shkencor në vend, për shqyrtim, analizim, dhënie mendimesh dhe rrugëzgjidhjesh nga Asambleja e akademikëve si organi më i lartë drejtues i saj; e posaҫërisht ardhmëria institucionale e Akademisë së Shkencave pas njoftimeve në media për mos alokimin e mbështetjes buxhetore për vitin 2018; me kërkesë të një grupi akademikësh dhe me aprovimin e Këshillit ekzekutiv dhe të Kryesisë së ASH-së ju propozojmë:
Rendi i Ditës
1. Situata aktuale e reformës së kërkimit shkencor në vend, e posaҫërisht, ardhmëria institucionale e Akademisë së Shkencave. Diskutime dhe dhënie mendimesh.
2. Deklaratë e Asamblesë së Akademisë së Shkencave.
(Diskutimet të përgatiten me shkrim. Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme. Në mbledhje janë të ftuar të gjithë anëtarët e asamblesë, akademikët me status mbi 75 vjeҫ dhe përfaqësuesesit e Akademisë së të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave).
Kryesia e Akademisë së Shkencave
Ps: Kodi i veshjes në mbledhje të jetë formal/zyrtar.





