Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin si kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

“Do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme t’i japim besimin tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit”,- tha Rama para delegatëve.

Rama tha gjithashtu se Bledi Çuçi, kryetar i grupit parlamentar socialist do të propozohet për postin e nënkryetarit të Parlamentit.

Ndërsa në vend të Çuçit si kryetar i grupit parlamentar shkon Niko Peleshi, aktualisht ministër i Mbrojtjes.