Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar se i vetmi mesazh që ai ka marrë nga qytetarët shqiptarë, mesazh të cilën e përmendi dhe Edi Rama në momentin që opozita po largohej nga parlamenti, është rrëzimi i kriminelëve nga pushteti me çdo kusht.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka theksuar se mesazhi që përmendi Rama në seancën e parlamentit, nuk ka të bëjë me gjë tjetër, veçse me kërkesën e shqiptarëve për të larguar me çdo kusht Ramën dhe kriminelët e tij nga qeveria dhe pushteti.

Postimi i Berishës në Facebook:

Mesazhi i vetëm – Largimi me çdo kusht i Zograf Kristaq Ramës!

Të dashur miq, sot tek po largoheshim nga parlamenti dhe po ju drejtohesha deputetëve kanabistë se jeni të dënuar të dëgjoni një veshegjatë si ky, Edvin Kristaq Urrejtja turfullonte duke thënë se: “nuk ke faj Sali se ke marrë një mesazh, ke marrë një mesazh”.

Me këtë rast dua t’ju siguroj ju dhe mbarë shqiptarët se halli i vetëm i kllounit haluçinant është të kamuflojë mesazhin absolutisht të vetëm që kam marrë dhe marr çdo ditë nga miq brenda dhe jashtë vendit dhe që është rrëzimi me çdo kusht i Zografit Bis. Njeriut që mbyti me drogë Shqipërinë dhe po përpiqet të copëtojë Kosovën dhe regjimit të tij të kakistokracisë, për çka sot mbetem më i përkushtuar se kurrë!