Ngushëllimet e para për humbjen e kombëtares, Kryeministrja britanike Theresa May i mori nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, Rama ka treguar se ka ndjekur minutat e fundit të ndeshjes Angli-Kroaci së bashku me disa prej liderëve të pranishëm në samitin e Londrës. 

“Këtë vit, Kupa e Botës vjen në Ballkanin Perëndimor”, dëgjohet t’i thotë Rama Kryeministres britanike, teksa i rreh shpatullat duke qeshur, pasi ndeshja përfundoi me humbjen e anglezëve 2-1.

Duke ndjekur ndeshjen nga një aparat celular ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.