Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se opozita do të çojë përpara nismën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se Begaj është i padenjë për të qenë në krye të shtetit, duke shtuar se Presidenti është peng i grabitjes së provave të ushtrisë. Kryedemokrati deklaroi gjithashtu se kryeministri Edi Rama është i tmerruar për ato që di Erion Veliaj, e sipas tij kjo është edhe arsyeja se pse ai nxitoi të zhvillonte zgjedhjet me urgjencë në Tiranë.
Pyetje: Përtej retorikës politike, duket se përgjegjësia ligjore bie mbi një person, Bajram Begaj i cili ka hedhur firmën në dekretin e tij. A keni sot një thirrje për kreun e shtetit se cilët duhet të jenë hapat e tij? Do i shkoni deri në fund kërkesën për shkarkimin?
Sali Berisha: Ne kemi paraqitur për impechment. Begaj është i padenjë, jo për postin e presidentit, por me dosjet që i rëndojnë është skllav i veprave të tij, i akteve të tij kriminale, në plaçkitjen e pronave të Ushtrisë me Edi Ramën. Prandaj dhe ai i lejoi vetes të firmosë një vendim që kurrë nuk mund ta firmoste.
Sepse çfarë po ndodh në këtë mes? Është një betejë për jetë a vdekje e Edi Ramës, është frika dhe tmerri i Edi Ramës nga Erion Veliaj. Pse e ka Edi Rama frikë dhe tmerr Veliajn? Sepse Erion Veliaj di më shumë se çdo shqiptar tjetër për Edi Ramën.
Pyetje: Nuk e ka në plan të flasë…
Sali Berisha: Ato nuk i dimë. Ti e thua, por Rama nuk e beson. Pyete a e beson këtë apo jo. A e beson se Erion Veliaj do të flasë. Pastaj unë nuk ju them ju, se unë prisja të më thonit ju për disa gjëra të nëndheshme, por nuk ua them.





