Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD Lulzim Basha, për Buxhetin e vitit 2022.
Rama tha se sipas statistikave të Eurostat, qeveria socialiste ka ulur vrafërinë, duke e krahasuar dhe me vendet e tjera të rajonit.
Kryeministri ironizoi edhe deputetin Dashnor Sula. Rama e thumboi Sulën për kohën kur shkonte i armatosur në stadiumin e Elbasanit dhe kërcënonte me armë arbitrat.
“Kjo është tabela e Eurostat. E Eurostat. Nuk ka asnjë lidhje me Qeverinë. Sipas të dhënave të viti 2019 që janë publikuar tani, Shqipëria renditet në një grup me Turqinë me 22.2%, Letonia 22.9%, Shqipëria është 23%, Serbia 23.2%, pra është mbas Shqipërisë. Mali i Zi është 24.5%.
Këto janë shifrat e Eurostat Lulzim, po ti ke një problem fiziologjik me shifrat. Shifrat në kohën tuaj janë pa krahasim fare. Kemi ulur edhe shifat të varfërisë. Edhe të armëmbajtjeve pa leje në stadium. Meqë po flet një deputet që shkonte me armë në stadium dhe ju gjuante arbitrave.”,- tha Rama.





