Kapiteni i skuadrës Kombëtare të futbollit, Lorik Cana, e ka vlerësuar vizitën që Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, bëri këtë të diel në Tiranë, si një “tifoz më shumë për kuqezinjtë”.
Fillimisht, kryeministri Edi Rama publikoi një foto me John Kerry-n në profilin e tij në rrjetet sociale, në të cilën shihet edhe fanella me numër 5 e Canës, ndërsa më pas ka ardhur edhe reagimi i kapitenit. Në një koment të publikuar pak orës pas takimit Rama-Kerry, Cana ka shkruar në “Facebook” se “kemi një tifoz më shumë për ‘Euro 2016’.
Diplomati i lartë amerikan shihet duke buzëqeshur para fanellës së ekipit kombëtar, ndërasa ende nuk dihet me saktësi se çfarë i ka thënë Kryeministri atij.