Kryeministri Edi Rama është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri përmes një postim në rrjete sociale, ku shihet i veshur edhe me tunikë arabe.
Rama ka njoftuar se ka marrë ftesën nga Princi i Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin.
Sipas tij qëllimi i vizitës do të jetë takim thellimi i marrëdhënieve dypalëshe.
“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falënderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, shkruan Rama.