Menjëherë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 117 vota pro dhe 3 abstenime kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në një deklaratë për media mbi situatën e krijuar sot në Kuvend.
Ish-kryeminstri u shpreh se sot ishte prezent gjysma e parlamentit, pasi sipas tij pjesa tjetër ishte meite.
Berisha tha se Kryeministri Rama “ia mbathi” nga salla e Kuvendit kur u lexua raporti për Ahmetajn sepse kishte frikë që do i bënin pyetje.
Ai thotë se e vërteta është se Arben Ahmetaj nuk është I akuzuari, por prokurori I mazhorancës.
“Si do ta quajmë sallën e parlamentit sot? Ishte gjysma e saj, gjysëm ishte meite. Shihnin njëri-tjetrin se kur do u fluturonte mandati. Rama ia mbathi kur u lexua raporti, pati frikë se do e pyesnim. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, nuk e keni idenë sa shumë janë. Klotilda, që bënte amendamente personale për Tiranën, etj, etj. E vërteta është se për ta sot, i akuzuar nuk ishte Ahmeti, por Ahmeti ishte prokurori i tyre“, deklaroi Berisha.