Me qindra demokratë durrsakë janë mbledhur për të pritur kryetarin e tyre Lulzim Basha në afërsi të Torrës Veneciane. Shumë nga të pranishmit e pritën Bashen me thirrjet “Rama ik”.

Basha ishte paraditen e sotme në qytetin bregdetar, ku prezantoi programin për gratë të Partisë Demokratike dhe zhvilloi një bashkëbisedim me disa nga kandidatet femra të përfshira në listën e PD –Aleanca për ndryshim.

Me tej Basha eci në këmbë përgjatë bulevardit “Epidamn” dhe zhvilloi bashkëbisedim me qytetarë të rastësishëm.