Prej më pak se një ore ka filluar protesta në sheshin “Skënderbej” e cila duket se ka filluar paqësisht dhe po vazhdon aktualisht.
Me pankarta dhe thirrje në duar, qytetarët e grumbulluar kërkojnë lirimin e të arrestuarve në protestat e mëparshme për vrasjen e Klodian Rashës.
Po ashtu protestuesit janë dëgjuar të thërrasin “Rama ik” drejtuar kryeministrit Rama.





