Kryeministri Edi Rama është ndalur sot sërish në Durrës, ku ka inspektuar ecurinë e rindërtimit të fazës 1.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Rama bën me dije se kjo fazë mundëson rikthimin e të prekurve nga tërmeti në 1679 apartamente deri më 26 mars, në godinat e pabanueshme, por me nivel dëmi të ulët.

Po ashtu vazhdojnë miratimet e lejeve për këtë kategori godinash, bazuar në projekte të përputhura rigorozisht me standardet ligjore të ndërtimit.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i komanduar i Durrësit, Zhyljen Varfaj, ai pa nga afër procesin e rindërtimit të banesave të reja në zonën e Plazhit.

Varfaj i bëri me dije Ramës se problem është fuqia punëtore për shkak se punëtorët e kualifikuar janë të zënë me banesat që janë në ndërtim e sipër. Po ashtu kryebashkiaku tha se pas 1679 apartamenteve që janë gati pas një muaji, janë edhe 1600 të tjera në Durrës për t’u rindërtuar.

Varfaj: Ata që nuk kanë aplikuar janë emigrantët. Këtu jemi në hapat e fundit të përfundimit të rindërtimit.

Rama: Sa janë të tjera që presin, në proces?

Varfaj: Ato që neve na dalin në aktet e konstatimit janë rreth 1600 apartamente të tjera. Që të aplikojnë subjektet dhe të vazhdojnë. Problem është fuqia punëtore. Shumica e punëtorëve të kualifikuar janë në ato që janë në proces e sipër.
Janë bërë 3300 aplikime. Më pas do të vijojnë aplikantët e këtyre apartamenteve. Bonuse qiraje kan fituar rreth 2700 familje me një vlerë prej 61 milionë e 450 mijë lekësh.

Rama: Keni mbaruar punë planet me këto zonat?

Varfaj: Po. Ajo që kaluat.