Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Aktualisht në rezidencat e rikonstruktuara janë akomoduar plot 570 studentë, ndërsa deri në përfundimin e rikonstruktimit të plotë të katër rezidencave pritet që të akomodohen 1080 studentë.

Gjatë vizitës së tij, Rama ka parë nga afër të gjitha ambientet ku janë strehuar studentët, nisur nga kuzhina e përbashkët, deri tek tualetet. 

“Kjo do të jetë pararoja e standarteve të transformimit. Do të vendosen standarte dinjitoze”, tha Rama gjatë inspektimit.

“Në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit (Rezidencat A/B/C dhe D), ku falë marrëveshjes me qeverinë gjermane, 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale, brenda muajit mars

Atyre që e kanë shkruar pikën 1 të 8 kërkesave të studentëve, u them se plani ynë për përmirësimin e kushteve në konvikte, ka nisur të zbatohet kohë më parë

Por nga ana tjetër, kjo pikë e artikuluar së fundmi, si një kërkesë e studentëve, është një shtysë e nevojshme për të ecur më shpejt”, shkruan Rama.