Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar spitalin e ri të fëmijëve në Durrës.
Në një postim në Facebook, Rama thumbon opozitën ndërsa shkruan se me pamjet nga spitali le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin fjalë të keqe.
POSTIMI I RAMËS
Durrës – Shikojeni Spitalin e Ri të Fëmijëve dhe urdhëro le të flasin, ata që sa herë thithin ajër nxjerrin një fjalë të keqe!
Jam shumë krenar që kjo qeveri po ndërton spitale e po rindërton struktura të tëra shëndetësore, të cilat para 7 vjetësh as më optimisti nuk i imagjinonte dot se mund t’i shihte ndonjëherë në Shqipëri!
Dhe do të vazhdojmë, papushim, me mund e me durim, t’ia kthejmë krejtësisht faqen shërbimit tonë shëndetësor, por ndërkohë, fakti është se në këto 7 vjet kemi bërë më shumë se në dekada të tëra bashkë, për #ShëndetësinëqëDuam





