Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë fundjavë punimet në Lungomare2 në Vlorë ku premtoi një plazh të ri publik me 5 yje. Rama u shpreh se synimi është që Vlora të ketë një sezon turistik të rimëkëmbur.
Por gjatë inspektimeve, kryeministri nuk kurseu thumbat ndaj kryebashkiakut Dritan Leli, marrëdhënia me të cilin pësoi krisje që para fushatës zgjedhore, pasi ky i fundit refuzoi që të linte punën ne bashki për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme për deputet.
Rama: Ndërkohë atë fushën e basketbollit aty?
Përfaqësuesi i firmës: Njëra është bërë, e ka bërë Leli. Fusha e futbollit është bërë. Tek njëra është qepur qilimi. Edhe të tjerat po bëhet, për sezon do të jenë gati.
Rama: Ta bëjmë ta mbarojmë sepse të presësh të vdekurin e bashkisë, është…





