Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka inspektuar punimet për riparimin e pallateve me dëmtim DS4 në Durrës bashkë me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaken Sako.
Kryebashkiakja Sako i ka bërë me dije Ramës se pjesa më e madhe e projekteve ka përfunduar dhe kanë mbetur edhe 30 pallate, por që do të mbyllen shumë shpejt.
Rama ndërkohë është shprehur se këto projekte ishin më të vështira dhe se deri në vjeshtë rindërtimi në Durrës do të ketë përfunduar.
“E rëndësishme që kanë përfunduar këto projektet se ishin më e veshtira dhe problematikja. Janë projekte delikate ku duhet të jemi 100% të sigurtë për ndërhyrje. Deri në fund të vjeshtës jemi ok, apo jo.”- ka deklaruar Rama.





