Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka inspektuar shkollën e parë të sapohapur prej procesit të Rindërtimit, “Shaqe Mazreku”, e cila ka pritur për herë të parë nxënësit pas shembjes prej tërmetit të nëntorit të 2019.
Rama është pritur me lule nga nxënëset, por ai ka preferuar që ato t’i dhuroheshin kryetares së bashkisë Emirjana Sako dhe ministres së Arsimit, Evis Kushi. Po ashtu vihet re se kryeministrit i është matur temperatura përpara së të futej brenda ambienteve të shkollës, ndërsa pjesës tjetër që e shoqëronte, jo.
Gjatë inspektimit, ai nuk ka harruar pasionin e vjetër basketbollin, duke realizuar një kosh te fusha e re e shkollës, edhe pse me vështirësi.
“Fëmijët dhe mësuesit rikthehen në shkollën “Shaqe Mazreku”, që e kanë gjetur pakrahasimisht ndryshe nga dita kur tërmeti i detyroi të largoheshin nga shkolla
Si kjo shkollë do shkëlqejnë të gjitha shkollat e kësaj rilindjeje shembullore pas shkatërrimit të nëntorit të shkuar“, shkruan kryeministri në “Facebook”.
Kjo është shkolla e parë nga 137 që do të rindërtohen. Punimet përfunduan për 4 muaj: nga 1 korriku më 1 nëntor. Shkolla ka një kapacitet për 720 nxënës, 20 klasa, 4 laboratorë; do të jetë e pajisur me sistem antizjarr, bibliotekë e sallë leximi si dhe sistem kam





