Kryeministri Edi Rama e quajti të domosdoshme integrimin e Kosovës në NATO.
"Shqipëria beson fort se integrimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën thjesht, dhe as për Ballkanin por për të gjithë familjen euroatlantike. Përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO është vizion strategjik dhe përfshirja e Kosovës në NATO do të ishte një kapital i shtuar që NATO të marrë një trajtë të plotë e të sigurt".
Në sheshin "Nënë Tereza" po mbahet një paradë ushtarake me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Në ceremoni ndodhet dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama të cilët për një ceremoni të tillë, kanë lënë mënjanë konfliktet e brendshme politike dhe kanë shtrënguar duart në shenjë kortezie.





