Tiranë, 25 gusht 2014  –  Gjatë takimit me drejtuesit e policisë në lidhje me luftën ndaj krimit të mjedisit dhe mbrojtjen e territorit, Kryeministri Rama ka njoftuar shkrirjen e Tiranë, Inspektoratit Ndërtimor Urban Kombëtar dhe brenda 30 ditëve transformohet në funksion të punës së policisë së shtetit.

Sipas Ramës deri tani arrin në 1 mijë numri i objekteve të kundërligjshme që janë goditur nga INUK, numër i cili nuk është edhe aq domethënës në raport me krimin mjedisor.

Për këtë arsye do të kalohet nga një inspektorat që nuk përgjigjet në atë që pritet në luftën ndaj krimit mjedisor, në një inspektorat për mbrojtjen e territorit të vendit tonë që do të kalojë në varësinë e MB ka theksuar Rama gjatë takimit që po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Një faktor nuk është marrë në konsideratë, që ka të bëjë me përpjekjen tonë si shoqëri dhe e policisë, për mbrojtjen e vendit nga shëmtimi.

Pasuria jonë më e madhe e është bukuria Shqiptare.

Synimi ynë është nga një zhvillimi kaotik dhe rrënues i vendit është në një zhvillim të qëndrueshëm, pasi kapitali ynë i dytë më i madh pas atij njerëzor, janë pasuritë që ky territor ofron.

Ne kemi ardhur në qeverisje për një qasje të re modeli të zhvillimi, si dhe të një modeli të ri të kontrollit të territorit. Sot është dita për të hapur një kapitull të ri, ndaj krimit të territorit. Kjo ka qenë arsyeja që kemi jetësuar pikërisht kompetencën e patjetërsueshme të policisë për tu marrë me këtë krim.

Deri tani arrin në 1 mijë numri i objekteve të kundërligjshme që janë goditur nga INUK.

Por është një numër sa mbresëlënës aq edhe jo domethënës në raport me krimin që duhet të zgjidhim së bashku lidhur me krimin mjedisor.  

Për këtë arsye do të kalohet nga një inspektorat që nuk na përgjigjet në atë që ne presim në luftën ndaj krimit mjedisor, në një inspektorat për mbrojtjen e territorit të vendit tonë që do të kalojë në varësinë e MB.

Jo vetëm kaq, por inspektorati do të shkrihet brenda 30 ditësh, dhe ato do të transformohen rrënjësisht, në funksion të punës së policisë së shtetit në funksion të arrestimit të çdo krimineli që cenon edhe 1 m² pronë të përbashkët pa autorizim të shtetit, deri tani kemi vepruar në 4 drejtime kryesore, ”-tha Rama.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/