Pas thirrjes së kreut të PD-së për vettingun në politikë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet përmes një statusi ironik në Twitter, ku shkruan

"Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim.Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë.Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin."