TIRANE, 24 prill 2014 – Përmes një fotoje të postuar në profilin e tij në Facebook kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar sloganin e Partisë Demokratike “Ne jemi ndryshimi, përpara”.
Në foto duket stacioni i trenit në Sukth, i cili është në gjendje të mjerueshme. Një godinë e rrënuar dhe aspak e përshtatshme për funksionin që duhet të kryejë realisht.
Kreu i selisë rozë poshtë fotos ka vënë diçiturën, ‘Ne jemi ndryshimi, përpara”, duke ironizuar kështu sloganin e të djathtëve në zgjedhjet e 23 qershorit.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





