Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me ironinë ndaj Lulzim Bashës gjatë një shkëmbimi të fortë fjalësh mes tyre.
Basha i tha Ramës: “O Rame, si paske thënë sot, e kam zemër Lulin.”
Rama e ktheu menjëherë me një përgjigje të qeshur ironike: “E thash o Lul, ndjesë, kërkoj falje, e di që ti nuk do ta marrë vesh mileti këtë dashurinë tonë, por ça të bëj më foli zemra, po më plaste.”
Përgjigjia e Bashës ishte e drejtpërdrejtë: “Sa zemër më ke ti mo Rame, e mori vesh gjithë bota kur korruptove McGonigal, me m’bo gropën, por re vetë mrena.”
Rama e vazhdoi me një tjetër replikë ironike, duke thënë: “Unë gjithmonë kam ra mren mor burrë sa herë jam marrë me ty, gropë më gropë, dërrmim, por nuk vej men se ta thash nuk më le zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër.”