Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD-së Lulzim Basha, në një postim në Twitter ku shkruan se i ka ikur zëri, pasi duke iu referuar rastit "Xhisiela", Rama thotë se në kamerat e komisariatit të Fushë Krujës nuk del as Taulanti dhe as polici.

"Nuk të vjen zëri dhe s'ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s'të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna,del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak!Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s'janë fare! Apo po fle ti tani?"