Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të propozimeve nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për të ndihmuar ekonominë shqiptare dhe qytetarët për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Rama shkruan në Twitter se mirë virusi, po nuk e lë rehat as 7×7=42-shi (duke iu referuar Bashës) me masat fantastike, duke i përsëritur në gjumë.

“Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! Fli o xhan fli se të erdhi dita po pas duarve laj edhe sytë që ta kuptosh se je zgjuar e mos i tregosh miletit si duket virusi nga hëna!”