Kryeministri ka ironizuar akuzat dhe pretendimet e opozitës se humbësi real i këtyre zgjedhjeve lokale është Edi Rama, referuar pjesëmarrjes së ulët në votime.

Në një postim në "Twitter", Rama shkruan: "Gjyshja ime thoshte po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë."

"Ndërsa unë për vete, kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij", vijon Rama.

Misioni i OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri deklaroi sot se ato u mbajtën pa vlerëuar interesat e qytetarëve.