Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot në Facebook liderin e opozitës, Lulzim Basha. Ai ka postuar në rrjetin social një foto montazh të Teto Ollgës ku shkruan:

“Ky Luli më duket si ato tipat që kur e di që do ngrihet në mësim, bind gjysmën e klasës të lërë orën për të shpëtuar vetë”.