Kryeministri Edi Rama iu përgjigj Presidentit Ilir Meta, duke i kërkuar që të mos e mërziste Elisa Spiropalin, pasi kreu i shtetit e cilësoi një spiropalist ordiner. Madje kryeministri i sugjeron ironikisht Kreut të Shtetit që t’u japë medalje figurave kryesore të politikës, madje dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.
Postimi i Ramës në Twitter:
Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!





