Kryeministri Edi Rama, mori pjesë sot në një takimin me sipërmarrësit në Shkodër teksa nuk munguan ironitë e tij ndaj opozitës. Në përgjigje të një komenti të një sipërmarrësi, Rama përmendi shkollën “Ndre Mjeda” në mes të qytetit duke thënë se institucione arsimore si ajo nuk ekzistojnë më, duke theksuar si i ngjan shkollave të viteve 1992-1993. Ai tha me ironi se PD ka pasur mendjen që të luftojë komunizmin dhe jo të bëjë punë për qytetin. 

Pjesë nga diskutimi:

Sipërmarrësi: Ka qenë një luftë shumë e vështirë edhe politike, ekonomike se jam luftuar saqë deri me ardhjen në pushtet të PS, PD e ka pasur të ndaluar që edhe punëtorët e bashkisë me ardhur me pirë kafe. 

Rama: Lufta kundër komunizmit i ka këto rregulla. Ata kanë luftuar komunizmin kështu që nuk kanë pasur gjë me ty. Kam vajtur sot me Benetin të shkolla Nndre Mjeda nuk më besohet akoma që në Shkodër, në mes të qytetit, të jetë edhe ajo shkollë atje, nuk më besohet se ajo shkollë nuk ekziston më në qytete të tjera. Ajo shkollë ishte si me qenë ’92, një tmerr. Por ama lufta kundër komunizmit i ka këto sakrifica. Nuk kanë bërë shkollën, por kanë luftuar komunizmin. Shih çfarë liste për deputetë kanë bërë, luftë kundër komunizmit.