Teksa partitë politike kanë çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, sulmet e kundërshtarëve politikë mes tyre shtohen dita ditës.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin e tij social Facebook, një video përmes të cilës ironizon programin e premtimet e opozitës.
“MIRËMËNGJES dhe me Teatrin e Kukullave të së dielës, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”, ka shkruar Rama krahas video.
Në video ilustrohen si personazhe të animuar kreu i PD-së, Sali Berisha, kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha.