Nga Nivica, kryeministri Edi Rama komentoi sot programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, të cilin me ironi e quajti një menu me pjata imagjinare.
“Programi i PD është faktikisht një menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve dhe për t’i bërë të ëndërrojnë një gjumë me gjellë pasanikësh siç thuhej tek “Lulëkuqet mbi mure”, tha Rama.
Sipas tij, “Shqipëria reale e njerëzve të punës është shumë më e madhe se sa Shqipëria virtuale e njerëzve të llafeve dhe pjatave bosh në gjumë, prandaj është një program që do mbetet bosh njësoj si ato pjatat që nuk do shfaqen kurrë në asnjë tavolinë.”





