Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në “Facebook” dy fotografi të kreut të qeverisë Edi Rama, gjatë takimit të djeshëm në qytetin e Shkodrës. Sipas Berishës, kryeministri Rama ka shkuar në Shkodër me antiplumb.

Statusi i plotë:

 Rama në Shkodër me antiplumb (shih foton)

– menderosur dhe i braktisur

– Kontrollohen edhe çantat e kalimtareve

Lexoni mesazhin dhe shihni foton që dërgojnë qytetarët dixhitalë! sb

“Mirëmbrëma Z. Berisha unë jam një demokrate dhe do vazhdoj të jem e tillë gjithmonë, jetoj në Shkodër dhe sot ai Rama po mbante takimin e tij dhe unë kalova aty rastësisht u habita nga diçka jemi kontrolluar të gjithë njerëzit, janë kontrolluar çantat dhe gjithçka kishim kishte sigurim të jashtëzakonshëm në çdo cep në çdo vend ishin rojet e tij, kontrolli ishte i imtësishëm a thua valle kaq frike ka ai në Shkodër. Mblodhi në dy rrugica të vogla, kishte frikë të bënte takimin në qendër, normal ku t’i merrte njerëzit ta mbushte. Dëgjova nga ata të FRSH që me mikrofon thërrisnin hajde Puka këtu, hajde Kopliku këtu etj, që ta mbushin me njerëz aty afër se nuk kishte njerëz dhe ishte e dukshme. Unë besoj te ju ,besoj te Republika E Re .Respekt”.