Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar mëngjesin e sotëm një ndërhyrjeje kirurgjikale në ambientet e spitalit Nënë Tereza, pasi pas vizitave të bëra është diagnostikuar me apendesit akut.
Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me appendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjences, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT. Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë”m thuhej në njoftimin e kryeministrisë.
Për heqjen e apandesitit nuk ëhstë përdorur metoda klasike ajo me operacion, por është përdorur metoda e re e laroskopisë.
Pas operacionit mjeku Arben gjata, ka thënë për mediat se gjendja e kryeminsitrit ëhstë mjaft e mrië, dhe se mund të lërë spitalin pas dy ditësh.