25 shtator 2013- Kryeministri Edi Rama, nuk ndalet së dhënë shuplakat e radhës, lidhur me gjendjen në të cilën mazhoranca e re i gjeti institucionet kryesore, pasi u ndërrua pushteti. Në rrjetin social Facebook, kryeministri ka publikuar disa pamje nga gjendja në të cilën ndodhet Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kryeqytet.Në albumin e titulluar “Çfarë lidhje kanë me spitalin këto pamje?”, Rama publikon 42 foto, ku shkruan se “transformimi rrënjësor i i Spitalit Nënë Tereza, është në themelin e rrugës së rilindjes së sistemit shëndetësor.” Në fotografi pasqyrohen qartë grumbuj mbeturinash në korridoret dhe oborrin e spitalit, mure me lagështirë, madje edhe mace, qen në spital.





