Fjalë emocionuese, nga ato që prekin zemrat ka zgjedhur të përdore kryeministri i vendit Edi Rama në përmbyllje të fushatës elektorale, kur tha se edhe po të kishte ditën e fundit të jetës do kishte zgjedhur ta jetonte atë në Vlorë.
“Do të zgjidhja Vlorën po të ishte dita ime e fundit, do të zgjidhja prapë Vlorën edhe për fjalimin tim të fundit në publik. Sikur të më duhet të them ku janë bashkë në të njëjtin vend Shqipëria dhe Kosova unë them Vlora”,- tha ai.
Ndër të tjera Rama tha se nderi më i madh që i është bërë është të zgjidhet deputet.
“Nderi më i madh që më bëtë është të jem deputet dhe i dyti kryeministër i Vlorës pas Ismail Qemailit. Përulja ime ndaj popullit të Vlorës është një detyrim i pashlyeshëm dhe një emocion i pashlyeshëm”,- tha ai në nisje.