Kryeministri Edi Rama i është rikthyer rubrikës “Amarcord” në Facebook. Shefi i qeverisë ka zgjedhur ta rinisë këtë rubrikë me një ngjarje të ndodhur më 26 nëntor të vitit 1912.
Rama sjell në vëmendje kur paria e qytetit të Durrësit vendosi për të dërguar përfaqësuesit e saj në kuvendin e Vlorës.
Ky dokument është firmosur edhe nga Kristaq Rama i Vjetri, ose stërgjyshi i kryeministrit.
Postimi i kryeministrit në FB:
AMARCORD Viti i Skënderbeut
Dëshiroj ta çel këtë Amarcord të Vitit të Skënderbeut me dërgesën fjalë për fjalë të një të pasionuari të kësaj kronike, të cilin e falenderoj përzemërsisht për mesazhin e tij:
Me kërkesë të Ismail Qemal Vlorës dhe e gjetur para rrezikut të pushtimit të qytetit nga ushtria serbe, paria e Durrësit vendosi më 26 nëntor të vitit 1912 të nënshkruaj Aktin e Përfaqësimit dhe të delegoj përfaqësuesit e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Fill më pas ata ngrejnë flamurin kombëtar në selinë e mytesarifit.
Bashkëngjitur Akti i Përfaqësimit të Durrësit
(Një nga firmëtarët e aktit është edhe Kristaq Rama i Vjetri:-)






