Gjatë një aktiviteti për punësimin, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë punësuar 25 mijë persona.
Sipas Ramës, pavarësisht përmirësimit të situatës, çështja e papunësisë mbetet ende një problem shqetësues ndaj shteti do të paguaj trajnimin e çdo personi të papunë.
"Sfida e punësimit ka një kompleksitet. Fillon nga kapacitetet e vendit për punë dhe jo sesa njerëz duan punë. Pra se sa njerëz e kanë aftësinë për punë. Në një vend që në 20 e kusur vite nuk u zhvillua arsimi profesional, sot përballemi me pasoja. Janë 10 mijë mundësi, 10 mijë njerëz që duan të punojnë. Ne do ti paguajmë për trajnimet me gjysmën e pagesës së papunësisë. Punëkërkuesit sot në Shqipëri janë 83 mijë. Është një shifër e lartë por ishin 150 mijë në 2013. Ashtu sikundër llafeve, që nuk dua ti hedh poshtë, pasi është problem, ka një tregues kuptimplotë. Ankesa dhe vajtimet janë kollaj, por zgjidhja është; puna, puna."





