Përhapja e variantit Omicron ka shqetësuar edhe kryeministrin Edi Rama.
Në një komunikim me median, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se sot është regjistruar një numër i konsiderueshëm i të infektuarve me Covid-19.
“Janë 1236 raste, dy herë më shumë nga java që shkoi dhe patjetër varianti Omicron, si dhe tolerimi i festave ka shkaktuar këtë rritje. 107 persona gjenden sot të shtruar në infektiv, janë plagë, që fatkeqësisht mbi 95% lidhen me mos vaksinimin; të prekur janë edhe të vaksinuarit në një shifër më ulët, por që mund ta kalojnë më lehtë “, tha Rama.